Moti/ Diell dhe temperatura deri në -7 gradë

Leda Hysa

Moti i kthjellët me vranësira të lehta, kështu do të dominojë koha në territorin shqiptar.

Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata vijojnë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas- hershme por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur vlerat ditore nga -7 °C në 12-13 °C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *