I ftohti i acartë, në juglindje diskutohet pezullimi i mësimit për disa ditë

Leda Hysa

Temperaturat e ulëta dhe i ftohti i madh që ka prekur të gjithë vendin, veçanërisht zonën juglindore, ka bërë që mësimi ditën e sotme të zhvillohet me orë të reduktuara.

Mësohet se ky proces i mësimdhënies është urdhëruar nga Drejtoritë Arsimore Rajonale, pasi në një pjesë të shkollave mungojnë pajisjet e ngrohjes.

Nga DAR i rajonit të Korçës vijnë informacionet se për shkak të temperaturave shumë të ulëta po shihet si mundësi që për dy apo tri ditët më të ftohta të mos bëhet mësim, orët e të cilave do të zëvendësohen në ditët të tjera.

Duke marrë parasysh se në fshatrat Sheqeras, Kolonjë e Cangoj temperaturat arritën deri në -21 gradë celsius nga DAR është parë e arsyeshme kjo zgjidhje.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *