Moti “i çmendur” i stinës, sa shkojnë temperaturat këtë javë

Ornela

Gjatë kësaj të diele, shumë qytetarë të bregdetit i janë rikthyer plazhit. Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta u kanë dhënë mundësi atyre të shijojnë për disa orë rrezet e diellit dhe motin e pazakontë për stinën.

Por si do të jetë moti gjatë kësaj jave?

Sipas shërbimit Meteoalb, edhe ditët e para të javës, do të dominojë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta.

Duke filluar që nga dita e hënë, gjatë gjithë ditës, vijon dominimi i motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar. Po në vlera të larta, do te mbeten temperaturat edhe ne ditët e ardhshme, duke prekur vlerat 28 – 30 °C.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *