Moti i keq që përfshiu Fushë Krujën rreth orës 16:00 solli rrëzimin e një peme në rrugë.
Për pasojë pranë vendit të quajtur Ura e Tapizës është bllokuar qarkullimi, ndërkohë vargu i automjeteve ka vajtur deri në 1 kilometër.
Punonjës të Bashkisë së Kamzës kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për heqjen e pemës dhe zhbllokimin e rrugës.
Ky aks në këtë periudhë vere është shumë i frekuentuar për shkak se pret turistë kryesisht nga Kosova, por edhe nga shtete të tjera të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.
