Stuhitë e rënda kanë shkaktuar përmbytje dhe shkatërrime të konsiderueshme në shumë pjesë të Europës.
Në Francën lindore, në jug të qytetit të Lyon-it, breshëri me madhësinë e topave të tenisit goditi dhe theu xhamat e makinave të parkuara jashtë. Ndërkohë që rrugët u përmbytën dhe shtëpitë u dëmtuan.
Një turist gjerman humbi jetën si pasojë e rënies së një peme në qytetin francez Taninges. Ministri francez i bujqësisë, Didier Guillaume, njoftoi të dielën se në rajonet e prekura do të shpallej gjendje e fatkeqësisë natyrore.
Në Zvicër, një grua vdiq kur varka e saj e ekskursionit u përmbys nga një stuhi në liqenin e Gjenevës. Stuhia shkaktoi dëme të rënda në qytet.
Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, reshjet e mëdha shkaktuan përmbytje në shumë zona të Lincolnshire.
Agjencia e Mjedisit deklaroi se situata është “e pashembullt”. Polonia gjithashtu pësoi katastrofa të rënda nga stuhitë. Pemët janë çrrënjosur dhe mijëra familje mbetën pa energji elektrike të dielën në mëngjes.
j.l./ dita

Po sa nul tregohet europa.Po nuk kan aftesi ti parashikojne rrymat ajrore,sinoptiken per kohen.Ne Amerike informojn popullaten me te pakten nji jave para qe te marrin masa per tu vetembrojtur.