Moti i keq lë pa ujë zona të tëra në Tiranë

Saimir Lleshi

Shumë zona të Tiranës nuk do të furnizohen me ujë normalisht. Shkak është bërë mungesa e energjisë elektrike si pasojë e motit të keq.

Ndërmarrja e Ujësjellësit bëri të ditur se stacioni i Qafëmollës nuk punon normalisht. Për pasojë, zonat e mëposhtme si: Tirana e Re (ish-bllok), Komuna e Parisit, Rr. e Kavajas, Sauk, Liqeni i Thatë, si dhe Qesarakë nuk do të furnizohen me ujë normalisht.

Ndërkohë, edhe stacioni i Bërxullit për arsye të kushteve atmosferike ka mbetur pa energji elektrike. Për këtë arsye do të ketë furnizim shumë të reduktuar me ujë në zonat e mëposhtme: Unaza e Re, Rr. “3 Dëshmorët”, si dhe Yzberishti.

Stafi i UKT-së, po punon intensivisht për të rikthyer në normalitet furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona! /Dita/

 

Share This Article
1 Comment
  • *********************************************************************

    TIRANA mbytet … dhe ankoheni Ju te ardhurit …. pse ?

    Sepse Sali Bisha,
    25 vjet la “RRUMPALLE” me levizjet pa kontroll …

    dhe te gjithe JU te ardhurit me kazma dhe arme ne duar i kthyet ne “RRUMPALLE PERSONALE” gjithe hapesirat e TIRANES dhe SHQIPERISE …

    … 25 vjet “RRUMPALLE” pallate dhe gjithe ndertesat i bete mbi kanalizime dhe puseta duke mbuluar dhe zhdukur me llac dhe pluhur gjithe trotuare dhe rruget …

    Mos ja kerkoni Z.Veliaj por Sali Bishes me kompani, qe ju la te shkaterronit dhe varrosur gjite kanalizimet e TIRANES …

    TANI ESHTE VONE, KESHTU DO NDODHE SA HERE TE BJERE SHI NE SHQIPERI !

    ***********************************************************************

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *