Moti i keq “mbërthen” Europën, viktima në Itali, Spanjë e Portugali

Leda Hysa

Vala e motit të keq që ka kapluar Europën, që nga dita e djeshme ka goditur edhe Italinë.

Në 14 rajone autoritetet kanë ’ndezur’ alarmin portokalli.

Këtë mëngjes Venecia është zgjuar e trembur nga rikthimi i ditëve të përmbytjeve apokaliptike, teksa lartësia e ujit nisi të kap shifrën e 120 centimatrave dhe deri në mesditë arriti në kuotën e 135 cm.

Moti i keq, me shira, erëra të forta dhe brigje të rrëmbyera nga stuhia ka prekur Basilicatën, Campanian, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Liguria, Lombardia, Molise, Sardenja, Toscana dhe Umbria.

Nga moti I keq, në Kordenons, province e Pordenones, prej rrëshqitjeve të dheut gjeti vdekjen një person.

Stuhia Elsa, me erëra të forta dhe reshje shiu të dendura, ka goditur edhe disa pjesë të tjera të Europës duke i marrë jetën katër personave në Spanjë dhe Portugali.

Elsa gjithashtu ka krijuar probleme të shumta në Britaninë e Madhe dhe Francë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *