Moti i keq, Ministria e Arsimit vendos mbylljen e shkollave

Ornela

Si pasojë e motit të keq, me shira të dendur, Ministria e Arsimit vendos ndërprerjen e mësimit ditën e premte.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), por edhe nga shërbimet meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, informohemi paraprakisht se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 01 dhjetor 2017, është drejt përkeqësimit, pasi priten reshje të dendura shiu.
Për sa më sipër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar.

Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër“, thuhet në njoftim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *