Moti i keq i cli ka përfshirë rajonin ditëve të fundit, ka shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima në Greqi.
Një grua e moshuar ka humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të dendura të shiut.
Uji i ka bllokuar daljen e shtëpisë dhe gruaja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak se përmbytjet ishin në një nivel shumë të lartë.
Mësohet se persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë tek autoritetet për situatën e shkaktuar./ l.h dita
