Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme të gjithë vendin kanë shkaktuar probleme me përmbytjen e rrugëve dhe rrëzimin e pemëve.
Gjatë natës pati probleme me rrugët, ku disa orë shi bënë që në to të vërshojë një sasi e madhe uji duke shkaktuar përmbytje.
Si pasojë e erërave të forta ka pasur edhe thyerje të degëve dhe rrëzim të pemëve duke bllokuar rrugët dhe dëmtuar makinat. Ne qytetin e Shkodrës ka disa makina të dëmtuara, nga pemët e rrëzuara dhe të shkura me gjithë rrënjë nga era e fortë.
Edhe në Tiranë, gjatë natës rrugët janë përmbytur, por që situata është kthyer në normalitet mëngjesin e sotëm me pushimin e reshjeve të dendura të shiut
o.j/dita

Shqiperia mbytet nga ujrat dhe uje nuk ka ne rubineta mjaftueshem. Bota ka shekuj qe nderton ujembledhes dhe kanale, te cilet prurjet e teperta te ujit i derdhin ne keta ujemledhes. Keta rezervuare me pas i perdorin per ujsjellesa apo vaditje. Kanalet qe devijojne ujin per ne ujembledhes do ishin zgjidhja per te shpetuar vendin ne shume zona problematike.