Ditën e sotme moti me shi dhe erëra të forta ka shkaktuar problematika në disa qytete të vendit.
Kapiteneria e portit të Shëngjinit është detyruar të pezullojë lundrimet prej mesditës së sotme për të gjitha mjetet lundruese të ankoruara në port pasi shpejtësia e erës ka qenë 20m/s.
Ndërkaq era e fortë ka rrëzuar në tokë konstruksionin metalik të tribunës së stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier.
Në orët e pasdites në qytetin e Fierit era ka pasur shpejtësi deri në 50 km në orë dhe ka shkaktuar dëme në mjediset e stadiumit.
a.m/dita
