Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë

Leda Hysa

Moti i keq në Vlorë ka bërë që autoritetet të vendosin pezullimin e lundrimit. Trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk do të niset drejt Italisë të premten.

Era e fortë dhe reshjet kanë detyruar autoritetet portuale të pezullojnë edhe lundrimin për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit. Forca e detit ka arritur deri në 6-7 ballë.

Ndërkohë, edhe bashkia Vlorë i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin sa më shumë lëvizjet. “Duke iu referuar kushteve meteorologjike do ju luteshim të mbani sa më larg automjetet nga zonat që shfaqin problematika nga shirat e rrëmbyeshëm që priten në vazhdim dhe të mënjanoni sa më shumë lëvizjet për shkak të erës së fortë”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *