Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka sjell probleme në Portin e Shëngjinit. Prej mëngjesit të ditës së premte, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare.
Mediat raportojnë se aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri ne 6 ballë në drejtimin jug/lindje, por kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim.
Për këtë arsye lundrimi do të jetë i bllokuar për dy ditë me radhë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
a.m/dita
