Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit”.
Mësohet se nga rënia e gurëve nuk ka bllokim qarkullimi dhe lëvizja e mjeteve vijon të jetë normale, por drejtuesit janë të rrezikuar, pasi nga momenti në moment mund të ketë rrëshqitje të tjera gurësh.
Autoritetet bëjnë thirrje që shoferet të bëjnë kujdes në ketë aks, i cili edhe më herët ka qenë problematik për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.
