Moti me reshje, KESH: Dyfishohen prurjet në HEC-in e Fierzës

Leda Hysa

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e prurjeve në Hec Fierzës duke i dyfishuar ato  aktualisht me 120 m3/s.

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) konfirmon për ATSH-në, se në kushtet e përmirësuara hidrike edhe plani i prodhimit të energjisë për muajin Tetor 2019 pritet të rritet me të paktën 30% krahasuar me parashikimin.

Aktualisht situata hidrooenergjitike e kaskadës është si më poshtë vijon,

Të dhënat e datës 24 Shtator  2019

Të dhënat                    Fierzë  Koman Vau Dejës

Niveli (m)                    274.86 171.44 73.73

Prurje (m3/s)  120      35        10

Prodhimi (MWh)         0          4.407   2.295

KESH bën të ditur se, pavarësisht vështirësive të krijuara prej mungesës se reshjeve ne 6-mujorin e parë të vitit, falë administrimit të kujdesshëm të rezerves energjitike, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare planifikon të prodhojë në Shtator 2019 për nevojat e konsumatoreve fundore ( OSHEE ) rreth 230 GWh, ose vetëm 10% me pak se prodhimi mesatar shumëvjeçar për të njëjtën periudhe.

Janar -Gusht    2018    2019

Prodhimi Kaskadës  (GWh)     4813.8 1929.8

Rezerva Energjitike 31 Gusht (GWh)  849.8   718.1

Ndërkohë që sot situata në HEC-e, pas reshjeve të dendura të shiut, paraqitet e qetë dhe pa probleme në strukturat e menaxhuara nga KESH, në njësitë HEC Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka pasur vetëm një avari si pasojë e motit të keq, gjatë mbrëmjes në orën 23:00, në linjën L 220-15/2 shtylla nr 47, faza A. Kjo avari nuk ka shkaktuar mungesë furnizimi me energji dhe është riparuar në orët e para të mëngjesit nga brigada e linjave të njësisë operative Tiranë.

Strukturat e MIE dhe agjencive të varësisë do të vijojnë pa ndërprerje punën për riparimin e të gjitha dëmeve dhe problematikave të shkaktuara nga moti i keq.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Nes do ta lexojne drejtuesit e KESHit .
    Do te kemi nje krize rrjeshesh qe do ta veshtersoje menxhimin e Hirdocentraleve e HECet. Kjo situate e pafavorshme do te detyroje KESH qe te planifikoje e nje mirecfrytezin te rezerva.Do te jete i domozdoshem qysh tani te palanifikojne se ku do te bleje energjine elektrike .
    Ja si parashikohen rrjeshet gjate ketij viti .Muaj tetor do te kete te njejten situate rrjeshesh si muaj shtator.Nuk besoje se do te kete ndonje sasi me shume se normalja .
    Nentori do te dali pa rrjeshe te mjaftushme i shoqeruar me erera te forta qe mund te sjellin sasira te pakta ne ultesiren bregdetare .
    Dhjetori si nentori me erera dhe shira te pamjaftueshme per Hidrocentralet .
    Janari me keq se cdo muaj i dimrit .rrjeshet e debores do te jene te pakta dhe nuk mendohet te krijoje rezerva ujore .
    Shkurti me sasira te pakta te rrjesheve e te debores te pamjaftueshme per plotesimin e rezervave .
    Marsi do te sjell bollekun e pare te rrjesheve i shoqeruar me rrebeshe qe mund te shkaktoje dhe permbytje.Nuk mund te parashikohet mbushja e rezervave .
    Prilli do te jete muaj i shterpe me pak rrjeshe ne javen e paree te dyte me pas fillojne temperatura mbi normalen mujore .
    Maj muaj i nxehte ku rrjeshet do te mungojne pothuajse gjate gjithe muajt .
    Qershori do te sjell rrjeshe vetem ne dy javet e fundit por te pamjaftueshem per rezerva ujore.
    Korriku plot diell e tem te larta .Gushti do te kete vetem ditet e fundit rrjeshe vende vende .
    Pra nje vite i tmershem per KESHin.Nuk jane nga filxhani i Monikes apo i Metes.Jane nga studimet e herpashershme te kupes qellore pas date 16 gushte te cdo viti . Probaliteti i ketij parashikimi deri ne 75%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *