Moti me shira do të na shoqërojë gjithë javën

DITA Online

I gjithë vendi është përfshirë nga një shtjellë ciklonike e pozicionuar në Detin Mesdhe, e cila ka rikthyer reshjet në vendin tonë.

Dita e sotme dominohet nga reshje shiu në zonën perëndimore, ku ka edhe stuhi të izoluara në Jug, ndërsa në zonat malore është rikthyer bora deri në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit.

Kjo situatë shoqërohet me erë të vrullshme me drejtim Juglindje me shpejtësi mbi 20 m/sek dhe valëzimi është i fortë në detet Adriatrik dhe Jon.

Temperaturat do të jenë me rënie graduale. Në fundjavë temperaturat do të zbresin ndjeshëm.

Në zonat malore -4- 4 gradë celsius

Në zonat e ulëta 2-12 gradë celsius

Në bregdet 5-14 gradë celsius.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *