Moti me stuhi/ Pezullohen udhëtimet në det, probleme në të gjithë portet e vendit

Leda Hysa

Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq ditën e sotme.

Prej disa orësh reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar problemet e para. Në portin e Sarandës dhe atij të Durrësit është pezulluar lëvizja. Janë pezulluar të gjitha udhëtimet e linjës së trageteve Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas për shkak të valëzimit në det që shkon në 5-6 ballë juglindje.

Në portin e Durrësit është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit. Kapiteni i përgjithshëm kapitanerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulet e të mesëm, si dhe pezullimin deri në një urdhër të dyte të të gjithë sektorit të peshkimit në vend.

Tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës -Ankona priten të mbërrijnë nga gjashtë shtatë orë vonesë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *