Moti/ Sot priten reshje intensive dhe shtrëngata

Leda Hysa

Pjesa dërrmuese e territorit të vendit është përfshirë sot nga reshjet intensive shiu.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se ne shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Veri dhe Jug intensive, deri shtrëngata.

RESHJET

Sot (e enjte, dt.28) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Veri dhe Jug intensive, deri lokalisht shumë intensive, në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, shoqëruar edhe me shtrëngata.

Në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore, që sot do të shfaqen në lartësinë mbi 1200 metra mbi.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 °C / 14 °C në vendet e ulëta: 8 °C / 11 °C në vendet malore: 2 °C / 5 °C.

ERA

Sot  (e enjte, dt.28) era do të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe zonat malore, ku do të arrijë shpejtësinë mbi 50km/orë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *