Sipas Meteoalb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të mbizotërojnë sot në vendin tonë, të cilat do të sjellin mot të kthjellët, pa rrezikuar reshje.
Temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 37ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 20ºC në 33ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.
a.t / dita
