Piloti spanjoll i Hondës, Dani Pedrosa ka njoftuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në MotoGP.
Ai do të dalë në pension në moshën 32-vjeçare, pasi marka japoneze nuk ia rinovoi kontratën.
Dani Pedrosa piloton për Respol Honda-n që nga viti 2006.
Si duket, negociatat me marka të tjera nuk kanë dhënë rezultat dhe ai ka vendosur se ikja nga MotoGP do të ishte zgjedhja e duhur.
“Është një vendim i vështirë pasi bëhet fjalë për sportin që dua, por nuk e përjetoj më konkurrencën si më parë dhe tani kam të tjera prioritete”, ka deklaruar Pedrosa.
s.a/dita
