MotoGP3, aksidentohet për vdekje piloti 14-vjeçar Andreas Perez

Leda Hysa

Piloti 14 vjeçar, Andreas Perez, i cili garonte në MotoGP3, pasi humbi ekulibrin në pistë humbi dhe jtën.

Ai  nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërhyrja e emisarëve të pistës nuk i shpëtoi jetën.

Në njoftimin nga spitali i Barcelonës thuhej:

Andreas Perez erdhi në spital me dëmtime shumë të rënda të trurit, ku u diagnostikua me vdekjen e trurit. Edhe pse zemra e tij vazhdoi të rrihte dhe pavarësisht shumë përpjekjeve, mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar jetën e tij. Andreas nuk mundi të fitonte këtë garë”.-thuhet në deklaratën e “Akademisë së Avinstit”.

Perez mbeti klinikisht gjallë derisa u shpall i vdekur të hënën në mëngjes. Si pasojë e vdekjes tragjike, pilotët e MotoGP-së, duke përfshirë Jorge Lorenzo dhe Marc Marquez, shfrytëzuan mediat sociale për shprehur ngushëllimet për pilotin e ri.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *