Motori përplaset me një karrocë kali, humb jetën 19-vjeçari

Saimir Lleshi

Një 19-vjeçar humbi jetën në Shkodër, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me një karrocë kali.

Policia lokale bëri me dije se viktima është Ilir Tahati, 19-vjeç, banues në fshatin Vallas të Shkodrës.

Ai po udhëtonte me një motor pa targa bashkë me një bashkëmoshatarin e tij, shtetasin me iniciale B.B, banues në Oblikë, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

I riu ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Nail Duli, 57-vjeç, banues në fshatin Oblikë.

Burri ishte duke ngarë një karrocë që tërhiqej nga kali në segmentin rrugor Shkodër-Oblikë në vendin e quajtur Shtëpia e Malsorit. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *