Në seancën e radhës ndaj Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, kanë dëshmuar bashkëshortja dhe motra e këtij të fundit. Bashkëshortja e Lamajt, Anila, tha se nuk kishte dijeni për probleme të tjera të bashkëshortit, përveç gjyqit me Arben Frrokun. Ajo ka rrëfyer momentin e ngjarjes.
“Ka ardhur në shtëpi në orën 3 dhe ka dalë nga shtëpia në orën 6 pasdite. Ai do të çonte motrën te një i afërm. Në kohën kur ka zbritur, ka ndodhur ngjarja. Ka pasur shqetësimin për lëvizjen nga puna. Mua më shmangte nga problemet pasi vuaj nga zemra dhe nuk m’i thoshte. Në orën 06:25 kam dëgjuar breshëri armësh dhe kam dalë në ballkon. I bija telefonit, nuk u përgjigj dhe dyshova se kishte ndodhur diçka.
Mbaj mend që njerëzit më thoshin ‘tani mbahu’. Më pas zbrita poshtë dhe më thanë se ishte plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Dhe ika atje. Persona që kishin parë ngjarjen më thanë se kishin qenë tre persona të maskuar që kishin qëlluar me automatik”, tha ajo.
Anila Lamaj ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së një viti më parë. “Nuk zbardhet e vërteta për vrasjen e Dritan Lamajt duke pyetur familjarët, ta zbardhë policia. E dija që kishte procese gjyqësore të hapura me Arben Frrokun por nuk e njihja Arben Frrokun para se të ndodhte ngjarja”, tha ajo.
Ndërsa motra e Lamajt, Esmeralda Lamaj, tha para trupit gjykes të Krimeve të Rënda se Frroku e kishte kërcënuar me jetën e vajzës. “Para ngjarjes, Tani më ka folur për Arben Frrokun që kishte konflikte, ai më këshillonte të kisha kujdes. Në një bisedë të pak ditëve para vrasjes, Tani më tha: Arben Frroku më ka kërcënuar me jetë, bëj kujdes motër, jemi në Shqipëri”.

HETIMI DUHET TE PERFSHIJE EDHE GJOBEVENIET E DRITAN LAMAJT, NDRYSHE QUHET I NJENSHEM.
PO NUK U HETUAN TE DY ANET E MEDALJES ESHTE KOMPLET FARSE NJE GJYQ PER KETE CESHTJE.
Arben frroku dhe agron kuliqi me klanin e tijehanin dhe pinin ne shtepine e te akuzuarit … me siguri i ndjeri dritan lame i dinte aferat e arben frrokut me kuliqet e berishes dhe e hoqen qafe…..
Grupi çiftelia te gjithe e kane pa ket Grup lemerie qe vriste e priste gjithe kohes gjoba vrasje perdhunime te gjitha zaptime tokash e pronash Grupi i kryesuar nga Tonin Voçaj e Kuliçi i saliut te merrte Erzin te shkerrdhente grun gocat sojin e sorrollopin me anen e Policise se shtetit.
Ky eshte Grupi famekeq qe mbolli terrorr shikoheni si flet ne birruce Vrasesi marku nuk e rrun hiç se siç duken bathet do dali por le te dali se nuk ka per te shpetu ky Bandit i qelbur e derri i kurverise me droga vrasje me kurva e perdhunime me hajani ky beterr e derr ka bere pasuri shikoheni nuk pyt per SHTET e jo ma per individe ky plere e horr ky batakçi
Izoloheni ne birruc ket burre legen qe vret mbas shpine njerz e Komisar Policijet ti vi turp shtetit qe nuk ben nji deklarate per shtyp per ket vrasje mizorre.
Ta shofim po presim denimin e ketij se dhe BE po pret se çfare rruge do marri kjo çeshtje makabre ku vritet nji Komisar Policie me ne mes te Krye qenders Tirane .