Motra e Erlës e quan injorant Berishën

Dita

Ditët e fundit është hapur një debat në rrjetet sociale në lidhje me procesin gjyqësor të Kostandin Xhuvanit. Gjykata vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar, çka do të thotë se për të nuk do të ketë burgim të përjetshëm. Berisha e lidhi prapë me Ramën.
“Të dashur miq, në një akt unik në historinë e dënimeve penale, Kostandini i Partisë, xhelati i vrasjes së 4-fishtë, nuk do dënohet
përjetë. Gjykata në presionin direkt të egër të Edi Ramës ka vendosur sot të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar të Kostandin
Xhuvanit që ekzekutoi 4 qytetarë në fillim të nëntorit të vitit 2014 dhe të përjashtoj kështu dënimin me përjetë”, shkruan S.B.
Por kundërpërgjigja këtë herë i ka ardhur nga brenda. Është motra e Erla Mëhillit (zëdhënëses së Berishës), ajo që bën një status mjaft të ashpër ndaj Saliut duke habitur jo pak veta. Ilenja Mëhilli, e cila në faqet e DITA-s ka qenë më parë e pranishme me një replikë me ish
bashkëjetuesin e saj Artur Zheji, ka shkruar këtë status kundër Doktorit.
“Sapo lexova disa komente në lidhje me njohjen nga Gjykata të gjykimit të shkurtuar të kërkuar nga Kostandini. O intelektualë të djathtë informohuni para se të shkruani budallallëqe. Gjykata është e detyruar të pranojë gjykimin e shkurtuar, cilido të jetë ai që ta kërkojë. Gjykata nuk ka nevojë të marri urdhra nga Edi Rama. Është e detyruar ta njohi këtë të drejtë të parashikuar nga kodi i procedurës penale. Dhe po jua thotë një që është super e djathtë. Opozita ka rëndësi, por jo kur është injorante”, shkruan Ilenja në Facebook-un e saj. Të jetë konsultuar Ilenja me motrën për këtë status?Ilenja Mehilli koment

Share This Article
6 Comments
  • Kjo zonje nuk jeton ne shqiperi por sic duket as ne Itali.. ndoshta ne ndonje planet tjeter. Per zonjen dhe cdo tjeter qe jeton ne tjeter planet, i bej me dije se ne shqiperi shumica e vrasesve kerkojne gjykim te shkurtuar per ti shpetuar denimit te perjetshem por ne shume raste kerkesa e tyre nuk eshte marre parasysh. Xhuvani eshte nje vrases serial dhe denimi i tij duhet te jete shembullor dhe maksimal. Patjeter qe gjykatesit ne vendimmarrjen e tyre jane ndikuar nga Rama dhe familja e kriminelit. Gjykata ka krijuar nje precedent mjaft te rrezikshem prandaj kerkohet reagim serioz dhe te fuqishem sidomos nga opinioni qytetar.

  • Ore te pakten kete kostandinin po e denojne po sali injorantin qe ka vrare jo kater po qindra njerez askush nuk po e denon. Ka edhe surrat te flase pale ….ik ore plakush mbushu

  • Edhe Saliu paska per t’u denuar pak se do te kerkoje gjykim te shkurtuar.Kodi penal duhet te shikoje kete nen se ne raste te tilla nuk duhet te jete ky lloj gjykimi.Xhuvani ka vrare 5 njerez dhe nuk denohet me burgim te perjetshem,po ata qe jane denuar me burgim te perjetshem cfare kane bere me shume?Me duket absurde se me pas ai do te perfitoje falje dhe maksimumi pas 15-20 vitesh ose me pare ai do te lirohet.Pra i takon qe te jete ne moshen 45-50 vjec i lire dhe ato te 5 viktimat e tij as kocka nuk do te kene.Fajesi e madhe dhe po te jem i aferm i viktimave nuk ia fal,do te marr hak vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *