Pavarësisht dhimbjes së madhe për ndarjen nga jeta të vëllait, vendimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për të kthyer në shtëpi muze banesën ku jetoi dhe punoi arkitekti dhe piktori Maks Velo ka emoionuar jashtë mase motrën e tij. Ajo ka falenderuar kryebashkiakun Veliaj i cili po kujdeset që gjithë trashëgimia e pasur që Maks Velo la të mos harrohet, por të ruhet e të përcillet në breza.
Zonja: Kryetari i Bashkisë e vlerësoi shumë. Jam shumë e lumtur që kryetari i Bashkisë u soll shumë mirë me familjen tonë.
Gazetare: Të kujdeseni për veprat që ai ka.
Zonja: U kujdes për veprat e Maksit. Do ta bëjë muzeum dhe kjo më lumturoi shumë. Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj unë e falenderoj me zemër.
Gazetare: Si do ta kujtoni vëllain tuaj?
Zonja: Vëllai im ishte vëllai më i mirë në botë, nuk më prishte qefin për asgjë. Ishte i sëmurë dhe nuk e tregonte veten. Sa herë dilte, do më blinte ndonjë gjë të ëmbël. Po mos more vëlla se do të shëndoshem. Jo, jo kishte qejf të më blinte ose akullore ose ëmbëlsirë. Kujdesej shumë.
Gazetare: Kohët e fundit po punonte diçka, po pikturonte diçka?
Zonja: Pikturonte gjithë ditën. Pikturonte, shkruante, e ka gjithë kujtime. E ka mbushur plot katin e tretë.
Gazetare: Ju jeni tashmë trashëgimtarja e veprës që ai ka lënë pas, si do kujdeseni për të?
Zonja: Do të kujdesem me mish e me shpirt për veprën e tij. Do ta ruaj që asnjë njeri të mos vijë ta cënojë. Të shikoni katin e tretë, është mbushur plot me dosje, me piktura, me libra, me fotografi.
Gazetare: Studio e tij këto kohë është e mbyllur? Sepse ne dimë që ai ka edhe një studio të madhe ku edhe pikturonte dhe bashkë me të kishte shoqërues pëllumbat.
Zonja: Pikturonte çdo ditë dhe në fund fare ka bërë një pikturë që e ka lënë aty, e ka te tarraca.
Një vajzë: Çfarë pikture ishte?
Zonja Velo: Ishin kështu, tregonte ai që ishin si 2 forma kafshësh.
Një vajzë: A ka lënë ndonjë amanet, a kishte ndonjë peng që ua thoshte ju?
Zonja: Peng nuk më ka thënë. Por më tha: Kur të vdes unë ti do vuash. Edhe unë u tremba çështë e vërteta. Kurse ai kryetari i bashkisë se s’është për të qeshur, më dha kurajë dhe më tha – Nuk e dinte që do t’i bëhej shtëpia muze, nuk e dinte Maksi.
Një vajzë: Kur e keni takuar, e keni takuar në orët e vona?
Zonja: Nuk e kam takuar, sepse Maksi hipi te makina, te urgjenca edhe mua nuk më tha fare. Unë zgjata kokën dhe pashë që kishte hipur te makina. Të nesërmen më erdhi një shoku i tij dhe më tha mua – Më sill ilaçet e Maksit, mi jep se do t’ia çoj në spital. Po në cilin spital nuk më tregonte. I kishte thënë Maksi – Mos e sill se mërzitet.
Një vajzë: Studioja e tij është e kyçur momentalisht?
Zonja: Më mori në telefon mua, në celular, më dha disa porosi gjithë qejf vitalitet, edhe unë thashë Maksi do vijë në shtëpi i shëndoshë, se kur u sëmur njëherë tjetër, u shërua nga Spitali “Nënë Tereza”.
Një vajzë: Çfarë porosish ju dha në telefon?
Zonja: Më dha kështu, që më dërgo ilaçet, më dërgo shishen e ujit.
Një vajzë: Po studion e ka të mbyllur momentalisht.
Zonja: Studioja e mbyllur, unë jam vetëm në shtëpi, nuk lejoj unë njeri të futet.
e.k. / dita
