Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka thënë se në futbollin anglez ka “shumë trajnerë të huajë”.
Portugezi, që u rikthye në Premier League vitin e kaluar, sot pret të përballet kundër menaxherit anglez Steve McClaren që drejton Derby Countyn ndërsa Mou ka thënë se do të dëshironte që trajnerëve vendës t`u jepet rasti më shumë.
Mourinho është njëri nga nëntë jo-britanikët në Premier League- me vetëm katër anglezë të punësuar si trajner dhe është i shqetësuar me pesë menaxherët që drejtojnë ekipet në ligën e dytë angleze.
“Ndoshta po flas kundër vetes por në këtë shtet ka shumë trajnerë të huaj”, ka thënë ai në konferencën për medie. “Nuk shoh ndonjë arsye të mirë për këtë sepse menaxherët britanikë nuk janë prapa atyre të huajë”.
“Ka shumë trajnerë anglezë por atyre nuk po u jepet rasti. Ndikimi i të huajve është i mirë- ju mund të mësoni nga kulturat e ndryshme- por unë mendoj se kultura kryesore është ajo angleze ose në këtë rast kultura britanike”, ka shtuar ai.
“Kur erdha për herë të parë në Angli, pash se shumë trajnerë dhe menaxherë jo-britanikë punonin në Premier League. Nuk ishin shumë. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe madje edhe liga e dytë ka menaxherë të huajë”.
