Mourinho bind Gareth Bale të vijë në Old Trafford

Leda Hysa

Futbollisti uellsian po shqyrton mundësinë e largimit nga Real Madridi. Gareth Bale mund të jetë lojtari i parë që do t’i jap lamtumirën Realit në fund të këtij sezoni.

Uellsiani që ka pasur telashe me lëndimet në sezonet e fundit, është në listën e shitjeve nga klubi dhe interesimin më të madh për të e ka shfaqur Manchester Unitedi.

Sipas Diario Sport, vetë trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho ka folur me Bale dhe i ka treguar për rëndësinë që do të ketë ai në skuadrën e tij dhe sipas këtij mediumi, uellsianit i ka pëlqyer projekti që ka Mourinho me të në skuadër, transmeton kp.

Reali kërkon të paktën 100 milionë euro për shitjen e Bale dhe mbetet të shihet nëse United do të jetë i gatshëm për të paguar këtë shifër.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *