Mourinho: Do të rikthehem një ditë te Interi

Dita

Mes Manchester United dhe Interit, Jose Mourinho ka zgjedhur Djajtë e Kuq. The Sun këtë të Shtunë hapej me titullin ” Panik te United, Special One mendon rikthimin te Interi, megjithatë pavarisht spekullimeve të një prej gazetave më të mëdha në Britani, ka menduar vetë Jose Mourinho për të qetësuar tifozët e 20-herë kampionëve të Anglisë.

I ftuar nga ish-presidenti i Interit Massimo Moratti me rastin e sfidës mes Interit dhe Sampdorias, trajneri portugez ka rikthyer nostalgjinë te tifozët zikaltër të cilët do ta kujtojnë gjithmonë Jose Mourinhon si njeriun që udhëhoqi, skuadrën italiane drejt fitimit të tripletës së famshme në vitin 2010.

Tifozët Interit ëndërrojnë një rikthimin të tijin që nga sezoni i ardhshëm por dicka e tillë nuk do të ndodhë. Në një intervistë për mediat italiane ish trajneri i Chelsea-it,  është shprehur se një ditë do të rikthehet te skuadra zikaltër por kjo nuk do të ndodhë tani por një të ardhme jo shumë të largët. Mourinho bëri gjithashtu të ditur se viti 2010, ai i fitimit të tre trofeve  me Interin do të jetë gjithmonë sezoni më i bukur i karrierës së tij.

Në fund të fjalës së tij 53-vjecari nga Setubali nënvizoi se gjithmonë do të bëjë tifo për Interin duke theksuar se ai mbështet në maksimum projektin që ka nisur presidenti aktual Eric Thohir dhe trajneri Roberto Mancini. Me këto deklarata të portugezit është thuajse e sigurtë ulja e tij në stolin e Manchester United sezonin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *