Jose Mourinho nuk do të dënohet më tej nga Federata Angleze e Futbollit pasi u përjashtua nga stoli gjatë fitores 1-0 të Manchester City-t ndaj Southampton.
Ishte arbitri Craig Pawson ai që e largoi nga stoli gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së St Mary të shtunën, pasi arbitri i katërt Mike Jones e kishte tërhequr drejt zonës së tij nga vija anësore e fushës.
Duke folur pas ndeshjes, Mourinho pretendoi se nuk e dinte arsyen e largimit. “Nuk e di se çfarë ndodhi. Arbitri më tha të largohesha, dhe unë u largova.”
FA ka konfirmuar se shkelja e rregullores nuk ishte aq e rëndë sa për ta dënuar akoma më tej trajnerin portugez dhe ai do të jetë në gjendje të ulet në stolin e “Old Trafford” gjatë ndeshjes së radhës ndaj Crystal Palace në fundjavë.
