Mourinho kërkon dy sulmues për Chelsean

anazapta

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, planifikon të blejë, jo një, por dy top-sulmues në afatin veror.

Sipas Daily Mail, portugezi dëshiron të ketë skuadër të fuqishme në sezonin e ardhshëm, ashtu që do t’ia kërkojë Roman Abramovichit paratë e nevojshme për përforcime.

Zgjedhja e parë e Mourinhos është sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, i cili ka një klauzolë prej 32 milionë funtesh për prishjen e kontratës.

Dy klubet tashmë kanë negociuar për mundësinë e kalimit të braziliano-spanjollit në Stamford Bridge.

Blutë janë po ashtu duke monitoruar sulmuesin e Bayern Munichut, Mario Mandzukic, i cili do të bëhet ‘tepricë’ nga sezoni i ardhshëm, pasi që në Allianz Arena do të luajë Robert Lewandowski.

Po ashtu, në plan është edhe sulmuesi i Paris St Germainit, Edinson Cavani, si alternativë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *