Manchester United është gati për gjithçka vetë për të arritur te Neymar, ylli i Barcelonës.
Klubi anglez, i shtyrë nga kërkesa e vetë trajnerit Jose Mourinho, është rikthyer në gjurmimin e futbollistit brazilian dhe sipas asaj që raporton “Daily Star”, është i gatshëm të paguajë klauzolën e blerjes së Neymar, vetëm për të kënaqur ‘Special One’.
Trajneri portugez, për këtë merkato vere ka kërkuar një yll dhe këtë gjë ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit të tij.
“Djajtë e Kuq”, janë kështu gati për të depozituar në kasafortën e klubit blaugrana plot 190 milionë euro, duke konsideruar faktin që ish-sulmuesi i Santos do të mund të bëhet më i miri në botë, i favorizuar nga mosha e tij e re dhe eksperienca që e ka maturuar në Europë.
Por vështirë që katalanasit të lënë të lirë futbollistin e tyre të talentuar, i cili ka nënshkruar rinovimin me Barçan deri në vitin 2021.
