Janë ditë speciale për trajnerin special. Suksesi i Chelsea të tij përballë Manchester City vlen shumë më tepër se 3 pikë, kjo pasi nuk ka asnjë nga ata që kanë admiruar atë ndeshje, veç të tjerash shumë të bukur dhe të luajtur me një ritëm të paimagjinueshëm për Serinë A, që të mos mendojë se e fitoi trajneri portugez kundër Pellegrinit. Mourinho strategu dhe taktika e tij, por fytyra e tij që buzëqesh shëtit në faqen e parë të “Gazzetta dello Sport” jo për këtë motiv, por për një apel që ju bën skuadrave të Milanos.
Thirrja e Mourinhos
“Gjigantë të Milanos, ringrihuni”, është kjo thirrja që i bën Jose Mourinho që nga Londra Interit dhe Milanit. Dihet që kur flitet për Interin, shtëpinë e tij të dytë ashtu si dhe Chelsea, është vetë Morinho që i paraprin temës duke dashur të flasë për një skuadër që i ka mbetur në zemër, dhe që po kalon një periudhë të vështirë. Por në mënyrë befasuese Mourinho këtë herë shoqëron zikaltërit bashkë me Milanin. “Mendoj se Mazzarri dhe Seedorf kanë vetëm nevojë për kohë dhe besim nga ana e shoqërive dhe e tifozëve”. Domethënia është se dy trajnerëve, të mbërritur prej pak kohësh në drejtimin e skuadrave respektive nuk mund t’iu kërkohet të zbresin Hënën në tokë. “Të jemi të sinqertë, nuk ka aq lojtarë të nivelit më të lartë në grupet e tyre sa për të ndërtuar një superskuadër në pak muaj. Jo, ka nevojë për kohë e besim. Unë jam dhe do të jem gjithmonë interist. Mendoj se Mazzarri e meriton këtë besim dhe ka nevojë për kohë”. Por Mazzarrit ndërkohë shikon t’i shtohen dhimbjet e kokës në Milano, pas një tjetër telashi në mesfushën zikaltër që pas Esteban Cambiassos humbet dhe Ricky Alvarez për plot një muaj. Deri pak orë më parë dukej se Alvarez do të rikuperohej shpejt, por tani mësohet se ish futbollisti i Velez ka pësuar një tërheqje mes gradës së parë dhe të dytë në kofshë. Për të parashikohen 3-4 ndeshje në pit-stop. Do të humbasë në këtë mënyrë sfidat kundër Sassuolos, Fiorentinës dhe Cagliarit, por mund të rikthehet në dispozicion për takimin me Romën, në 1 Mars në “Olimpico”.