Mourinho në prag të largimit nga Chelsea

redaktor
epa04883244 Chelsea's manager Jose Mourinho during a press conference ahead of their game against Manchester City in Cobham near London, Britain, 14 August 2015. EPA/FACUNDO ARRIZABALAGA

Chelsea i Jose Mourinho nuk bën kthesën dhe trajneri është akoma më në rrezik shkarkimi. Blutë e Londrës u eliminuan edhe nga Kupa e Ligës duke humbur pas goditjes së 11-metërshave me Stoke City, ekip që luajti pjesët shtesë me 10 futbollistë për shkak kartonësh. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1 – 1 ku Chelsea pas shumë përpjekjesh e çoi takimin në shtesë.

Goditja finale ishte te penalltitë. Eden Hazard goditi keq 11-metërshin që u prit nga Jack Butland. Pas ndeshjes jose Mourinho është paraqitur sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ai tha në konferencë se po mendonte për të mërkurën që është një ditë e lirë për ta kaluar me familjen dhe se enjtja do të jetë një ditë si gjithë të tjerat për të.

Mediat angleze menjëherë pas humbjes me West Ham në kampionat lajmëruan se Roman Abramovich i kishte dhënë një ultimatum që të fitonte dy ndeshjet e radhës. Thuhet se ka edhe kandidatë për zëvnedësimin e Jose Mourinho, ku më i përfoluri është Guus Hiddink.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *