Pasi ka punuar me Pogba për një vit te Manchester United, Jose Mourinho beson se mesfushori nuk po shkëlqen te Franca për shkak të partneritetit me Blaise Matuidi.
Jose Mourinho e bleu nga Juventus për 109 milionë euro në verën e 2016 duke e bërë lojtarin më të shtrenjtë të historisë deri në momentin kur PSG bleu Neymar për 222 milionë euro gjatë verës së kaluar.
I pyetur nga Telefoot mbi Pogba të dielën, Mourinho tregon mendimin e tij për mesfushorin francez, por ka edhe një shqetësim.
“Pogba? Mendoj se ai mund të shkruajë historinë e futbollit, e ka talentin. Gjetëm balancën në mesin e fushës çka i ka dhënë më tepër hapësirë Pogba-së të tregojë aftësitë e tij.
“Por te Franca, kur luan me Matiudi ai nuk është i lumtur,” shprehet Mourinho.
Mbetet për t’u parë nëse Didier Deschamps do ta zgjidhë këtë problem.
