Mourinho refuzon t’i japë dorën Hughes: Nuk kam kohë për idiotë

Gazeta Dita

Hughes ofroi dorën e tij në përfundim të ndeshjes por Mourinho refuzoi ofertën – por i dha dorën stafit të Hughes. Legjenda e United dukej që nuk e priti mirë gjestin e portugezit që erdhi pasi dyshja u përfshi në një debat të nxehtë teksa skuadrat e tyre po luftonin në fushë për tre pikët.

Tifozët pretendojnë se Hughes një moment i tha “ik pirdhu” Mourinho-s. Dhe Mourinho u shpreh: “Preferoj të mos u përgjigjem pyetjeve për sa i përket dhënies së dorës.”

“Nuk dua të përfshihem në situata idiote si kjo. Jam shumë i vjetër. Idiotët flasin për këto gjëra.” Ndërsa Hughes shtoi: “Nuk e di pse nuk donte të më jepte dorën, nuk mendoja se kishte probleme midis nesh. Një moment erdhi në zonën time dhe i thashë të largohej, por vetëm kaq. Mbase kjo e ka mërzitur.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *