Mourinho “prishet” me “Djajtë e Kuq”, gati të rikthehet te Interi

Mila Hysotoci

Jose Mourinho nuk po kalon një periudhë të mirë te skuadra e Manchester United dhe së fundmi është folur për një largim të tij nga skuadra e “Djajve të Kuq”.

Ndërsa në Angli kompanitë e basteve kanë shkuar edhe më para teksa kanë ngritur hipoteza të largimit të portugezit në drejtim të destinacioneve të ndryshme.

Dhe sipas tyre hipoteza më e mundur është një largim nga United për të shkuar te Interi e cila kuotohet me koeficient (3.75). Një kalim te Portugalia kuotohet me 4.5.

Megjithatë nuk mungon as një kalim te Wolves për shkak të mardhënieve të mira që ai ka me Jorge Mendez ku kuotohet me koeficient 8.00. Ndërsa një kthim te Reali i Madridit ka një koeficient 10.

M.H/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Ky duhej ta kishte lene ekipin me kohe! Vetem nje tranier ka patur Manchester United, ai ka qene Sir Alex Ferguson, i cili veshtire se i vjen me ketij ekipi!

  • Te pasinqertit! Kur une kam ndjekur futbollin, me siguri ishit ne dhomen e erret….. Nje rezultat i tille, nuk thote asgje! Ideja eshte per te gjithe kohen e drejtimit te tij, dhe rezultatet e arritura ne te gjithe kompeticionet! Keshille per ju: Meso me shume, dhe harxho me pak kohe me ironite dhe mesimet qe kerkon tu japesh atyre qe ate shkolle e kane kryer dekada me pare! Ne se me keni lexuar, ju falenderoj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *