Zhoze Mourinjo nuk do të marrë pjesë në samitin e teknikëve të UEFA-s, I programuar për të mbajtur këtë të mërkurë dhe të enjten në Nion të Zvicrës. Tekniku portugez e justifikoi në mënyrë zyrtare mungesën e tij me faktin se ka planifikuar të ndjekë në afër ndeshjen eliminatore Serbi – Kroaci, e vlefshme për botërorin “Brazil 2014”. Arsyeja është mesfushori serb Nemanja Matic, i cili aktivizohet në mesfushë në radhët e Benfikës në kampionatin portugez.
Në fakt, mediat spanjolle, sidomos ato pranë Barcelonës, aludojnë se 50-vjecari kërkon të shmangë përballjen me drejtuesit më të lartë të qeverisë europiane të futbollit, pas kritikave që lëshoi portugezi në fund të Superkupës së Europës. Mourinju akuzoi UEFA-n, që kishte një ligj të pashkruar sipas të cilit në të gjitha përballjem kundër skuadrave që drejton Barcelona, formacioni I tij duhet ta mbyllte takimin me 10 vetë. Gjatë samitit të teknikëve të UEFA-s, Mishel Platini ka organizuar një darkë me trajnerët më të mirë europianë, ndaj Zhoze, për të shmangur takimin me francezin, ka vendosur që të mos marrë pjesë. Në fakt, nuk është vetëm Mourinjo ai që ka njoftuar mungesën në këtë event. Jup, Hajnkes, Gerardo Martino, Jurgen Klop, Pep Guardiola dhe shumë trajnerë të tjerë të dëgjuar, nuk do të udhëtojnë drejt Nionit, ndërsa Loro Blo, Arsen Venger, Antonio Konte, Karlo Anceloti, Rafa Benitez dhe Villas Boash janë vetëm disa nga tektikët e njohur që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit.

po kete mourinjon kudo qe vete nuk e duan arbitrat keshtu ankohesh kur ishte tek celsi kushtu tek interi tek reali dhe prap tek celsi po keshtu ne campios ne superkupe. ky eshte tranjeri qe ka fituar me shume nga arbitrat kujtoni tek interi sa gola jashtloje dhe sa 11 metrsha qyl ka marr