Moxhi bën ironi në “Tuttomercatoweb”: Kapiteni Hoxha harroi të qëndronte në grumbullim

DITA Online

 

Erdhi në Shqipëri me qëllimin për të ndihmuar Partizanin të fitojë titullin kampion që i mungon prej më shumë se dy dekadash, por Luçiano Moxhi ka kuptuar se nuk do të jetë e thjeshtë për momentin që të arrihet një gjë e tillë.

Në një intervistë të dhënë për “Tuttomercatoweb”, drejtuesi italian i Partizanit ka shpjeguar edhe një herë rolin e tij dhe ka pranuar se skuadra ishte ndërtuar për të fituar, por gjithsesi nuk do të ishte i pakënaqur edhe nëse merrte vendin e dytë në kampionat.

“Unë jam një këshilltar i presidentit edhe për aktivitete përtej futbollit. Ka dy drejtues që merren direkt me futbollin. Kjo më duket një skuadër e ndërtuar për të fituar. Por edhe nëse nuk fiton, mund të arrijë e dyta. Edhe se…”, ishin fjalët e Moxhit.

I pyetur se çfarë nënkuptonte me këtë mendim të lënë në mes, Moxhi nuk ngurroi të shpjegonte se një nga problemet kryesore të Partizanit aktualisht ishte çështja e Alban Hoxhës dhe pezullimit të tij. “Na ndodhi diçka e paparashikuar: portieri dhe njëkohësisht kapiteni i skuadrës, Albani, shkoi në grumbullim dhe harroi të qëndronte aty… u kthye në orën 11 dhe është i pezulluar. Ndërsa portieri rezervë nuk është edhe aq i pathyeshëm… Megjithatë, nëse Albani i kërkon falje grupit publikisht mund të kthehet në skuadër, duhet të japë shembullin e mirë”, tha Moxhi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *