Moxhi: Juvja duket si një orkestër, Milani si ekip provincial

redaktor

Ashtu si çdo fillim jave me mbarimin e ndeshjeve, vjen edhe analiza në të përditshmen italiane “Libero” nga ish drejtori i përgjithshëm të Juventusit, Luçiano Moxhi. Analizë, e cila duke patur parasysh se Moxhi cilësohet si një nga strategët më të mëdhenj të futbollit italian, botohet më pas në të gjitha të përditshmet e tjera italiane.

Analiza

Fillimisht Moxhi analizon ndeshjen e luajtur nga bardhezinjtë në fitoren e parë të kampionatit ndaj Sampdorias. “Suksesi erdhi falë mbrojtjes së pakalueshme dhe të një mesfushe racionale. Inteligjenca taktike e Kontes tregohet në çdo moment në mënyrën se si funksionon çdo ingranazh i ekipit. Si në aksionin golit të Sampit. Asnjë nuk lëviz deri në çastin e fundit, me qëllim e realizuar për ta nxjerrë kundërshtarin në pozicion jashtë lojë.”, thotë Moxhi. Ai ka një krahasim për “Zonjën e Vjetër”. “ekipi ngjan si një orkestër, nuk ka solistë por fiton me anë të kolektivit, është e vështirë që të shikosh lojëra të jashtëzakonshme, është një futboll i arsyeshëm i ndërtuar në mënyrë inteligjente. Është e kundërta e Milanit, që vetëm mund ta fitojë një takim falë aftësive të Balotelit, por s’ka për ta bërë asnjëherë si një skuadër, sepse Alegri i shkretë nuk ka lojtarët e Kontes”.

Milani

Moxhi ka kritika të ashpra për “Djallin”. “Keq, shumë keq nisja e kampionatit për Milanin në shtëpinë e sapo të ngjiturve në Serinë A të Veronës. Ndaj PSV-së problemet e kuqezinjve ishin shfaqur sidomos në mbrojtje, reparti përgjegjës për mbrojtjen. Ka vite që Milani pëson gola me kokë, sidomos pas ikjes së Tiago Silvas, dhe të shikosh se si Zapata mposhtet nga Toni të sjell trishtim. Koha e Maldinit është larg. Tani Zapata dhe Mekses, janë njëri më i ngadaltë se tjetri, kur bëhet fjalë për reflekset”, analizon një nga njohësit më të mirë të futbollit italian. Ai më pas i del në mbrojtje trajnerit të kuqezinjve. “Milani ndaj Veronës u shfaq si një ekip provincial luksi që mund të fitojë vetëm nëse ka tërbim brenda ekipit. Ndoshta mund ti jepet faji Alegrit, por kur për të zëvendësuar Bonerën merret Silvestre nga Interi, kjo do të thotë që diçka nuk funksionon në klub, se ka fajin trajneri”.

Napoli

Me ardhjen e Benitezit në stol, edhe “të kaltrit’ kanë ndryshuar muzikë. “Nuk ekzistojnë me solistët, është një futboll total që luhet nga lojtarë të mirë dhe ku duket se Hamshik ndihet shumë mirë. Ka forcë (Zuniga, Maxhio, Inler dhe Behrami), ka cilësi (Hamshik, Kalehon, Higuain), pra gjithçka për tu bërë një rival i Juves, bashkë me Fiorentinën e Montelës. Tifozët shpresojnë, ne e mendojmë, por në fund mes tri ekipeve diferencën do ta bëjë mbrojtja bardhezi. Sa keq që Napoli s’ka bërë përforcime në këtë repart, siç bënë toskanët”, u shpreh Moxhi.

Interi

“Me ardhjen e Maxarrit pritej që të ishe një emër ndryshe, luftarak për qa sa ishte. I dha një dorë Nagatomo i vogël ndaj një Xhenove që, deri 15 minuta nga fundi e meritonte një barazim 0-0. Anteri gjithsesi, pavarësisht humbjes, tregoi sërish çfarë problemesh ka. Një mbrojtje të thyeshme me Ranokian dhe huan Hesusin, Kambiaso që nuk është më si më parë për shkak të moshës dhe pak aksione sulmuese, pavarësisht se luante i riu Ikardi”.

Kryeqytetaset

U prezantua në Livorno në mënyrë më të mirë të mundshme Roma e Luis Garsias. Verdhekuqtë fituan me meritë duke treguar cilësi nga ana taktike dhe unitet. Roma do bëjë kampionat të mirë, edhe pe nuk futet tek ato ekipet konkurruese. Tek Lacio bëri një paraqitje shumë të mirë Hernanesi, në suksesin ndaj Udines. Por nëse braziliani nuk luan mirë, vështirë që bardhekaltrit të jenë në nivele të larta”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *