Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi, në librin më të ri që ka publikuar “Topin e sjell unë”, ka shkruar disa gjëra tepër interesante dhe histori që shumë pak kanë ditur.
Mes tyre, ajo që ka të bëjë me transferimin e Zlatan Ibrahimoviçit tek bardhezinjtë, kur ishte nën kontratë me Ajaksin: “Kam dëgjuar të thuhet se Juventusi është një burg, por s’është e vërtetë. Sigurisht, ka rregulla të forta. Ibrahimoviç? Më pëlqen, gjithmonë më ka pëlqyer. i drejtpërdrejt, serioz dhe tepër i vendosur.
Profesionist i rrallë. Më thoshte gjithmonë se dy gjëra kishin rëndësi për të: familja dhe futbolli. Nuk mungonte në asnjë stërvitje. As gripi s’e ndalte dot… Kur ishte te Ajaksi, e dija që e vetmja mënyrë të lirohej përpara kohe ishte që të ndodhte diçka dhe kështu që i këshillova të bënte sherr me Van der Vartin. Pra, të hapte një luftë brenda dhomave të zhveshjes”.
Moxhi rrëfen edhe një prapaskenë në lidhje me Monteron: “Montero kishte qejf jetën e natës, vardisjen, ndonjë gotë… Por, ditën tjetër ishte një furtunë në fushë, nuk falte asgjë. Kur u martua, nuk dilte më në mbrëmje dhe ra rendimenti në fushë. i thashë: ose do të fillosh të dalësh prap, ose të shita…”.

S’ po marrim vesh. Nga titulli, Moxhi na e paska mohuar te keshilloje Ibrahimovicin qe te beje sherr me Ajaksin, per t’u larguar nga ky klub. Ne rreshtat e ketij shkrimi, Moxhi na i paska thene suedezit qe te beje sherr me Van der Vartin!!! Problem perkthimi, apo “llogje Kavaje”. Kesaj i thone : “Ku ishe? Hicgjekundi”.