Moxhi sqaron të vërtetën rreth largimit të trajnerit te Partizani

Dita

Humbja e fundit ndaj Kamzës ka bërë që gjithnjë e më shumë të lakohet largimi i Mark Iulianos.

Në fakt, situata ku ndodhet Partizani e bën italianin e pankinës më të rrezikuar se kurrë. Gjithsesi, për shkarkimin e tij ende drejtuesit nuk kanë vendosir. Këtë e konfirmoi  për “Panorama Sport” zyrtari i lartë i klubit të kuq, Luçiano Moxhi.

“Për momentin nuk kemi marrë asnjë vendim. Do flas nesër me presidentin, duke vlerësuar të gjtihë situatën. Do të analizojmë me qetësi ndeshjen e fundit dhe do të vendosim. Natyrisht, situata është e vështirë, vlerësimet do t’i bëjhmë edhe për trajnerin. Skuadra nuk po funksionon”, – ka thënë Moxhi për gazetën pak minuta më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *