Kufoma të dekompozuara në shkurre, fshatra të shkatërruar, rrëmbime. Në Gorongosa, përleshjet ndërmjet ushtrisë dhe rebelëve kanë ringjallur spektrin e një lufte civile që përfundoi 20 vjet më parë, shkruan “AFP”.
“Ka dy muaj qëkursë i kam gjetur këto trupa dhe askush nuk ka ardhur për t’i hequr prej këtu”,- tha Donca Sabir, një bujk i zonës për AFT, që tregon kufomat në tokën e tij, vetëm 100 m larg nga rruga kryesore e Mozambikut.
Nga rruga, një erë e rëndë kundërmon nga trupae e së paku nëntë burrash dhe grash.
Pak më poshtë rrugës, nën një urë të vogël, zyrtarët lokalë thanë se kishin varrosur 11 trupa të tjerë.
Por asnjë autopsi nuk është kryer dhe katër kafka me eshtra janë akoma të dukshme në rërë.
Zbulimi i organeve në zonë muajin e kaluar e tronditi shumë Mozambikun dhe vuri në alarm, grupet e të drejtave të njeriut.
“Qeveria e Mozambikut duhet të tregojë se kush janë këta njerëz, si vdiqën dhe kush i la trupat e tyre aty”,- tha një prej aktivitëve të të drejtave të njeriut për AFP.




