Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar qytetarët se gjatë dy ditëve në vazhdim pritet një përkeqësim i fortë i motit, pasi do të shoqërohet me ulje temperaturash dhe reshje intensive shiu dhe bore.
Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) moti, në të gjithë territorin e vendit pritet të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje bore.
MPB, në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Korçë parashikohet të ketë reshje më intensive se qarqet e tjera. Për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që kanë përgjegjësi për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente, të marrin masat e duhura në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.
Sipas udhëzimeve të dhëna, Zyrat e Emergjencave në bashkëpunim me Prefektin do të kontrollojnë gatishmërinë e forcave dhe mjeteve të subjekteve shtetërore dhe private në fushën e shërbimeve për komunitetin.

dihejse faturat edritave nuk kane ardhur akoma sot me dt 23 mars per muajin shkurt, keshtu do faturojne edhe keto dite te marsit…………bravo ,dhe pagesat do jene te majme se u ftoh koha