MPB: Shtetasit që aplikuan për pasaporta në 2014 t’i tërheqin, ose asgjësohen

redaktor

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve, kryesisht emigrantëve, të cilët kanë aplikuar për pasaporta në vitin 2014 që t’i tërheqin ato.

Ministria bën të ditur se qytetarët kanë afat deri më 30 prill për tërheqjen e tyre dhe nëse nuk e bëjnë këtë, pasaportat do të asgjësohen.

Njoftimi i plotë

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje edhe njëherë të gjithë shtetasve shqiptarë, brenda dhe jashtë territorit të vendit, që kanë aplikuar për pasaportë në vitin 2014, të tërheqin pasaportat në sportelet e shpërndarjes, sa më shpejt të jetë e mundur, përpara datës 30 prill 2016.

Pas kësaj date, nëse pasaportat nuk do të tërhiqen, atëherë sipas kontratës me firmën prodhuese “Aleat” shpk., kësaj të fundit i lind e drejta t’i asgjësojë këto dokumente, për shkak se ato konsiderohen automatikisht të pavlefshme.

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e firmës zgjatjen e këtij afati deri në 30 prill 2016, në mënyrë që t’u krijojë mundësi shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar, të nisin procedurat për tërheqjen e dokumenteve pranë sporteleve të shpërndarjes, ose pranë përfaqësive diplomatike ku kanë aplikuar.

Ky apel u drejtohet kryesisht shtetasve shqiptarë në emigracion, duke sqaruar edhe njëherë se pas këtij afati, do të bëhet nxjerrja jashtë përdorimit/dëmtimi i dokumenteve të identitetit (letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike) të prodhuara në vitin 2014 dhe të pa tërhequra.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *