Ministria e Punëve të Jashtme, pas informacioneve më të fundit të marra nga konsullatat tona në Janinë dhe Bari, informon se pasagjerët e evakuuar në bordin e anijes “ABY JEANNETTE” janë si më poshtë:
- Refik Aliko
- Sheraf Aliko
- Donika Aliko
- Festim Cuci
- Hasie Cuci
- Brunilda Kazo
- Jonel Lamcaj (nënshtetësi italiane)
- Jorgo Kristo (nënshtetësi greke)
Anija ABY JEANETTE pritet të mbërrijë në bazën ushtarake të Tarantos gjatë mbrëmjes së sotme. Në bazë qytetarët tanë do të asistohen nga stafi i Konsullatës sonë në Bari.
Konsullata shqiptare në Janinë ka asistuar dje rreth orës 21:00 në portin e Igumenicës me anijen Cruise Europe shtetasit tanë:
- Aleksandër Beqiraj (fëmijë, ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
- Enkeleida Beqiraj (ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
- Riza Cela (ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
- Alta Pashaj (Pas ndalesës në Igumenicë ka udhëtuar drejt Patrës)
Aktualisht në Itali ndodhen:
- Senada Kolekaj (pas ndihmës së parë tani ndodhet në Bolonja pranë familjarëve)
- Robet Mane (pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Firence)
- Alban Skendaj (në spitalin e Barit, në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
- Sokrat Qendro (me nënshtetësi italiane, ndodhet në Hotelin Neptuna të Brindizit)
- L. Ndreu (në spitalin e Leçes në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
- G. Gega (pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Torino)
Qendra e Emergjencave në Romë informon se në bordin e anijes ushtarake italiane “San Giorgio” e cila pritet të mbërrijë sot pasdite në Brindizi ndodhen shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:
- Leonard Beqiraj
- Xhorxhi Paragoni
- Jorgo Qerama
- Petrit Zhuri
- Klajdi Zhuri
- Adelina Zhuri
Shtetasit tanë në momentin e mbërritjes në Brindizi do të asistohen nga stafi ynë diplomatik.
Nga Qendra e Emergjencave në Romë na informojnë se shtetasit e mëposhtëm janë evakuuar nga bordi i tragetit, por mbetemi në pritje të informacionit mbi vendndodhjen e tyre për:
- H. Cukja
- V. Kane
