Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet vendimin e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s për anëtarësimin në këtë organizate.
Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, vendosi t’i rekomandojë Konferencës së Përgjithshme kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në vijim te nismës së propozuar nga Shqipëria.
“MPJ shpreh besimin se Kosova do të marrë mbështetjen e duhur edhe në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, duke qenë se Kosova përmbush të gjitha kushtet dhe ka dëshmuar njëkohësisht vullnet të plotë për të qenë një anëtare e denjë e kësaj organizate”, thuhet në reagimin e MPJ-së
