Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur sot në një takim ambasadorin e Maqedonisë në vendin tonë, duke i shprehur keqardhjen dhe pakënaqësinë për moskuptimin e mesazheve të përcjella nëpërmjet deklaratave të zyrtarëve shqiptarë, referuar zhvillimeve të fundit në Maqedoni.
Duke iu referuar notës së protestës që Maqedonia i dërgoi Shqipërisë një ditë më parë, ambasadorit maqedonas i është thënë se kjo mënyrë sjellje nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes, por dëmton marrëdhëniet ndëretnike.
“Ambasadorit iu rishpreh shqetësimi për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave. MPJ theksoi se kjo mënyrë sjelljeje nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes, dëmton marrëdhëniet ndër-etnike e harmoninë midis komuniteteve. Për më tepër, qëndrimet e Republikës së Shqipërisë janë në të njëjtën linjë me shqetësimin e shprehur nga faktori ndërkombëtar. Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar dhe ka shprehur në mënyrë sistematike mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.”
Njoftimi i plotë
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë thirri sot në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Tiranë për t’i shprehur keqardhjen dhe pakënaqësinë për moskuptimin e mesazheve të përcjella nëpërmjet deklaratave të zyrtarëve shqiptarë, referuar zhvillimeve të fundit në Maqedoni.
Ambasadorit iu rishpreh shqetësimi për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave. MPJ theksoi se kjo mënyrë sjelljeje nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes, dëmton marrëdhëniet ndër-etnike e harmoninë midis komuniteteve.
Për më tepër, qëndrimet e Republikës së Shqipërisë janë në të njëjtën linjë me shqetësimin e shprehur nga faktori ndërkombëtar. Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar dhe ka shprehur në mënyrë sistematike mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.
Ambasadorit iu vu ne dukje se këto deklarata nuk mund të konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Ato përbejnë një shprehje të natyrshme të shqetësimit për situatën e krijuar dhe njëkohësisht bëjnë thirrje për maturi dhe gjetjen e zgjidhjeve.
Republika e Shqipërisë është e interesuar për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë, bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë.
Ambasadorit maqedonas ju theksua se kemi përshtypjen se nota verbale e MPJ të Maqedonisë është më shumë një përpjekje për të spostuar vëmendjen nga thelbi i çështjes. Jemi të mendimit se shkaqet e këtyre situatave duhen kërkuar brenda Maqedonisë dhe tek mos zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. Çdo përpjekje për të kërkuar shkaqe apo faktorë te tjerë dhe për më tepër jashtë kufijve të Maqedonisë, do të ishte joproduktive.
RSH e konsideron zbatimin në frymë dhe në germë të Marrëveshjes së Ohrit si shtyllën kryesore të shtet-ndërtimit demokratik dhe busull orientuese për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë.
Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok kërkojnë mirëkuptim dhe përpjekje të përbashkëta. Shqiptaret e Maqedonisë janë jo vetëm një urë bashkëpunimi, por faktor shtet-ndërtues me një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Maqedonisë dhe të rajonit.”

MPJ therret ambasadorin e Maqedonise e i thote: O ambasador i Maqedhonise, ne kemi keqardhje te keqardhura qe nuk i keqardhoni keqardhshem keqardhoret tona te keqardhueshme !
SEC ME KUJTOVE NJE FJALI ME NJE SHPREHJE NE STADIUMIN E VLORES NE VITET 80: O… SHKERDHATE ..SHKERDHEJE ..SHKERDHATEN ..SHKERDHAT E SHKERDHYER.. SHKERDHEFSHA ..SHKERDHATEN.
QE NE ATE KOHE U QUAJT ME 7 SHKERDHATA NJE FJALI KUPTIMPLOTE..!
MUZHIKEVE DUHET TU TREGOJME VENDIN
MAQEDONIA ESHTE SHQIPERI
TE GJITHE TEK AMBASADAT
Muzhik ka domethenien e fshatarit rus. Fshataret ruse nuk jane te keqinj; ata punojne, pine vodka, kercejne vallet e tyre, kendojne dhe kercejne. Nuk jane te djallezuar dhe te pabese. Ballkani ka fshatare te tjere qe mund te jene shume me te cuditshem.
Punesojeni ne burdello kete ambasadorin ta vizitojme te gjithe ne cunat e lagjes dhe t’ia injektojme mesazhin me injektor se pastaj valle kupton !