Mposhti koronavirusin, mjeku dhuron plazmën e gjakut për pacientët që luftojnë me Covid-19

J L

Mjeku i njohur, Roland Xhaxho, i cili fitoi betejën me koronavirusin ka dhuruar plazmën e gjakut, në ndihmë të pacientëve të infektuar dhe që ndodhen në gjendje të rëndë.

Këtë lajm e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  e cila shprehet se është krenare për mjekët.

Mesazhi i Manastirliut:

Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë. Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak/plazëm!

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *