Kristiano Ronaldo ishte heroi i kualifikimit të Portugalisë në botëror, me golat që shënoi kundër Suedisë në play-off. Tre golat e sulmuesit ndikuan gjithashtu fuqishëm që ai të fitonte edhe “Topin e Artë”, por së fundmi është marrë vesh edhe për një mrekulli më të madhe. Një prej golave ka ndihmuar të zgjohej nga koma një djalë 14-vjeçar në Poloni. Djali me emrin David, i cili është tifoz i Realit dhe personalisht i Ronaldos, kishte rënë prej tre muajsh në koma, pas një aksidenti me biçikletë. Mjekët provuan gjithçka për ta zgjuar dhe asnjëra nuk funksionoi. Në fund, duke mësuar se ai ishte tifoz i Ronaldos, i vunë kufje në vesh për të dëgjuar ndeshjen midis Portugalisë e Suedisë. Në momentin e shënimit të golit të tretë, ndikuar edhe nga ngritja e zërit të komentatorit, Davidi reagoi, duke u zgjuar pas tre muajve. Ngjarja u zbulua nga revista polake “Fakt”, e cila botoi një shkrim e rrjedhimisht historia u përhap kudo. Javën e kaluar, Davidi mori një dhuratë speciale nga Ronaldo, i cili e ftoi familjarisht në Madrid për të ndjekur ndeshjen kundër Borusia Dortmund në Champions League. Sigurisht që mori edhe një fanellë të Realit e dhurata të tjera, ndërkohë që u takua edhe me lojtarët e tjerë të skuadrës dhe presidentin Florentino Perez.

Kete kam dashur te them, kur megjithese jam nje tifoz i Messit, ka respektuar edhe anen njerezore te K. Ronaldos.
Per kete, Ronaldo duhet te shifet, jo mevstresin qe tregon ne fushe, por te merret e gjithe paraqitja e tij edhe jashte fushes.
Ronaldo dihet qe eshte lojtar me i mire se Messi. Messit ekpiti ja sjell topin tek kembet, kurse tek Reali Ronaldo eshte universal.