Masterplan i përbashkët Shqipëri-Kosovë për mrekullinë e Alpeve

anazapta

Masterplani i Alpeve është një program i iniciuar nga Qeveria Shqiptare dhe FSHZH e i mbështetur financiarisht prej Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Parashikohet të pasohet nga një program investimesh kapitale  që do të kryhen me bashkëfinancimin e Qeverisë Shqiptare dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës

 

Thethi dhe Valbona, dy destinacionet më të rëndësishme turistike padyshim mrekullojnë çdo vizitor e turist. Por këto dy zona nuk janë të vetmet që përfaqësojnë Alpet shqiptare. Të mbresohesh nga Alpet, vetëm bukuria e natyrës nuk mjafton. Për këtë arsye, për Alpet në Shqipëri lind nevoja të ketë një plan konkret zhvillimi.  Qeveria e re shqiptare,  ekspertë vendas e të huaj dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë përfshirë në konsultimet për hartimin e një masterplani për zhvillimin e Alpeve. Ky masterplan synon përmirësimin e infrastrukurës që të çon në këto destinacione, dhe në anën tjetër ofrimin e shërbimive të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese. Por si do të konkretizohet ky masterplan dhe cfarë përmban ai? Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit z.Benet Beci sjell disa detaje pas një vizite që sapo zhvilluar në  Kosovë mbi këtë temë.

Z.Beci ju keni zhvilluar disa takime pune në Kosovë, kryesisht në Komunën e Gjakovës, Pejës dhe në rrethinat e tyre. Në fakt, vizita juaj vjen pas asaj të Kryeministrit Edi Rama zhvilloi në fund të muajit Mars. Përse ishin këto takime dhe çfarë u diskutua me palën Kosovare?

–         Në vizitën që sapo përfunduam në Kosovë, patëm takime dhe bisedime të frytshme me autoritetet lokale të komunave kufitare të Gjakoves dhe Pejes, që synojnë të hapin  rrugët e bashkëpunimit dhe koordinimit të investimeve me fokus zhvillimin e ekonomisë dhe turizimit. FSHZH, institucioni që unë drejtoj, është duke përgatitur një masterplan për zonën e Alpeve të Shqipërise dhe në këtë kuadër synon që të koordinohet edhe me autoritetet kosovare për bashkerendimin e strategjive të ndërhyrjeve dhe projektet që do të pasojnë. Ne synojmë që këtë Masterplan që po përgatisim, ta shikojmë si një projekt rajonal në kuadër të planifikimit të ndërhyrjeve, ofertës turistike të perbashket dhe përfitimeve të përbashketa për ekonomitë e dy vendeve dhe mbi të gjitha për mirëqënien e komuniteteve lokale. Ky bashkëpunim është një proces që zhvillohet në linjë me përqasjen e re strategjike të të dy qeverive për vendosjen e një dimension të ri në marrëdhëniet ekonomike reciproke,  mesazh që u përcoll edhe nga vizita e kryeministrit para pak javësh.

Konkretisht, ku u përqëndruan këto takime dhe cilat ishin pikat e përbashkëta për realizimin e projekteve tuaja?

Së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, zhvilluam takime me Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës dhe Z. Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Komunës së Pejës. Temat e diskutimit siç e përmenda dhe me sipër u përqëndruan në projektet dhe planet konkrete që autoritet e këtyre komunave kanë për investime në zonat kufitare që lidhen organikisht me Alpet dhe koordinimin me planet tona.  Konkretisht, plani i zhvillimit të Alpeve që po përgatisim, do ta bëjë më të prekshëm këtë bashkëpunim në disa sektorë të rëndësishëm. Ky takim do të na ndihmojë të hartojmë një plan të përbashkët ndërkohë që paralelisht po bashkëpunojmë edhe me Malin e Zi, kryesisht me komunat kufitare duke e parë zhvillimin e turizimit dhe ekonomisë në nje shtrirje më të gjerë gjeografike. Ne, shumë shpejt, do të kemi një plan të koordinuar për ta bërë realitet hapësirën e përbashkët ekonomike dhe turistike në të dyja anët e kufirit.

U arrit dicka konkrete në këtë takim? Cilat ishin nevojat reale të Kosovës?

Ne biseduam gjerësisht për projektet. Sigurisht nga projekt-ide duhet të shkojmë drejt realizimit. Ne gjatë këtij muaji do të kemi takime të tjera për të parë planin, për realizimin e konsultime më të deri në hartimin e plotë të tij. Ajo që është e rëndesishme dhe që e konfirmoi dhe prezenca e ambasadorit tone në këto takime është vullneti dhe angazhimi i dy qeverive për ti dhënë prioritet planeve dhe investimeve të përbashkëta.

Z.Beci ne flasim sot për një masterplan për Alpet e vendit. Por përpara se të shkojmë në këtë projekt ambicioz, a ka institucioni juaj eksperinca në projekte të ngjashëm që ju çon drejt kësaj iniciative?

–         Planifikimi në shkallë të gjerë i ndërhyrjes në zonën e Alpeve vjen sigurisht si një nevojë e zhvillimeve aktuale por dhe si një vijim natyral i investimeve që FSHZH ka realizuar në këtë zonë. Një nga komponentet e zhvillimit të mbështetura fuqimisht prej nesh ka qenë turizmi malor.  Deri më tani, FSHZH ka financuar vetem në zonën e Alpeve, 22 nënprojekte të infrastrukturës dhe zhvillimit të turizmit. Peshën kryesore të këtyre investimeve e zënë rrugët (rreth 130 km).  Ndërkohë janë ndërtuar 6 skema ujësjellesash komunalë dhe 1 qendër për zhvillimin e turizmit në Valbonë. Aktualisht një projekt i kombinuar për zhvillimin e turizmit, ku në qendër është turizmi malor dhe përfitimet ekonomike që vijnë prej tij, po realizohet në komunat e Kelmendit dhe Shkrelit në Shkoder, financuar nga BE në kuadër të programit IPA Adriatik, dhe quhet “Monteal’. Ky projekt është ngritur mbi të njëjtën filozofi që përmendëm më sipër, të krijimit të një oferte të përbashkët turistike me Komunat kufitare të Malit te Zi duke synuar të jemi më konkurrent përball tregut të zhvilluar turistik në rajon.  Bashkëpunimi me Malin e Zi ka ecur përpara, konkretisht me komunat Plavë, Andrijevicë dhe Beranë. Bashkëpunimi me Kosovën nga ana tjetër, fokusohet ne një zhvillim më të qëndrueshëm të ekonomisë dhe turizmit të të dy vendeve. Por FSHZH, në bashkëpunim me qeverisjen vendore dhe me një konsulencë ndërkombëtare, synon që nëpërmjet master planit të Alpeve dhe financimeve konkrete që do ta pasojnë atë, të krijoj mundësi më të mira ekonomike, të rrisi mundësitë për punësim dhe zhvillim të biznesit. Gjithashtu nëpërmjet ndëryrjeve në infrastrukturë do t’i mundësohet banorëve ndjekja e shkollave apo marrja e shërbimeve bazë si ato shëndetësore, arsim etj. Ky masterplan të çon drejt një turizmi të zhvilluar malor që padyshim e bën Shqipërinë një vend konkurrues në tregun rajon.

Më sipër ju përmendët, që jane realizuar ndërhyrjet të rëndësishme në infrastrukurë. Cilat janë konkretisht këto ndërhyrje të mëparshme në infrastrukturë sepse të arrish në këto destiancione tursitike, e para është rruga. A kemi sot mundësinë të shkojmë drejt Alpeve?

–         FSHZH ka ndërhyrë në infrastrukurë për t’i bërë të arritshme këto bukuri ende te pashfrytëzuara natyrore. Invesitimet përfshijnë rrugët Hani i Hotit – Tamarë dhe së shpejti segmentin Tamare  – Vermosh, rrugën Bogë-Qafë Thore që të çon  në Theth, Segmentin Prekal-Kir, rrugën e Lekbibajt, etj, duke krijuar një rrjet të rrugëve hyrëse në Alpev. Me projektin Monteal, sapo ka filluar edhe nderhyrja në infrastrukturat e vogla turistike në zonat e brendshme si rrugë për bicikleta, shtigje për ecje, vendkampime, tabela orientuese për këmbësoret etj. Në Valbonë tashmë kemi ngritur qendrën e zhvillimit të turizmit dhe po mbeshtesim qendra të informacionit turistik dhe në Tamarë dhe Shkrel, si dhe kemi investuar dhe po vazhdojme investimet në përmirësimin e shërbimeve bazë për banorët dhe subjektet që operojnë në sektorin e turizmit, përmes ndërtimit të ujësjellësave të rinj duke mundësuar furnizim me ujë të pijshëm dhe higjienikisht të pastër 24 orë në ditë. Janë rreth 20 fshatra në Kelmend, Theth, Valbonë, etj që kanë përfituar. Qëllimi final është që kjo zonë të mund të shrytëzojë burimet e veta natyrore në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm për komunitetin.

Për të detajuar këtë masterplan që është në interes të banorëve për të përmirësuar jetesën e tyre dhe në anën tjetër ka në vetvete interes ekonomik nga zhvillimi i turizmit… Cilat janë fazat ku do të kaloj ky masterplan?

–         Në këtë projekt të madh, FSHZH është angazhuar së bashku me një grup të gjerë aktorësh qëndror, lokalë dhe tashme edhe rajonalë. Padyshim që master plani ngrihet në zbatim të strategjisë së zhvillimit të turizmit të Qeverisë Shqiptare, por një rol të rëndësishëm ka edhe qeverisja vendore në Shqipëri, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Masterplani do të realizohet në disa faza. Faza e parë është vlerësimi i situatës aktuale që do të shoqërohet edhe me përgatitjen e një informacioni të detajuar gjeografik; faza e dytë, vlerësim i kërkesës turistike për zonën; përgatitja e një programi ndërhyrjesh për zhvillimin e komunitetit dhe turizmit çka përfshin, plane urbanistike, përcaktim ndërhyrjesh infrastrukturore dhe studime fizibilitetiti e projekte teknike.

Rruga_Theth

 

Rruga_Theth2

takim_gjakove2

 

 

valbona   valbone   valbona 1   hotele   fusha

Mrekullia alpine e Valbonës

Gjon Neçaj – Tropojë

Nga Bajram Curri për në “Fushën e Gjësë” janë 25 kilometra përgjatë luginës së lumit Valbonë. Në aksin Tiranë-Bajram Curri, turistët kanë mundësinë të shijojë një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të shpateve malore që bien thikë mbi ujin kristal të liqenit të Komanit, janë të paharrueshme. Në ditët e dimrit, bardhësia e dëborës mbi majat përngjatë liqenit, një peisazh të rrallë dekorit natyror.

Udhëtimi i vështirë

Fshatrat në të dy anët e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banorët e të cilave lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet varkave të vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë që gjarpërojnë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit, krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malore. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigante të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat dy orë dhe kushton 350 lekë, ndërsa udhëtimi nga Tirana në Bajram Curri me furgonët e linjës, kushton 1000 lekë. Mes pamjeve befasuese arrin në Dushaj, vendi ku Valbona përzien ujërat e saj me ato të Drinit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, një ushtarak i lartë austriak ka shkruar në kujtimet e tij se, “nëse Zoti do të kishte shtëpi në tokë, patjetër do ta kishte ndërtuar aty ku bashkohet Drini me Valbonën, pra në Dushaj”. Por fatkeqësisht udhëtimi nëpër liqenin e Komanit ka kohë që nuk funksionon dhe dy tragetet janë të ankoruar prej kohësh në Dushaj. Asnjë masë për të rinisur funksionimin e linjës me traget Koman-Fierzë, ndërsa kërkesat e turistëve vendas dhe të huaj janë të vazhdueshme.

Rrugët e tjera

Për në Tropojë, tashmë udhëtohet edhe nga qafa e Malit, natyrisht kur nuk ka dëborë, duke soditur natyrën e bukur të bjeshkëve të Pukës. Udhëtimi tjetër kryhet nëpërmjet autostradës nëpër Kosovë, duke udhëtuar nëpër tunelin e Kalimashit, nga ku soditet peisazhi i bukur alpin nëpër bjeshkët e Mirditës dhe kullat karakteristike të atyre anëve. Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës shkohet me mjete fuoristrada, por dhe me furgonë të linjës, bileta e të cilëve kushton 200 lekë. Këto zona kanë një gjuhë karakteristike mes gegnishtes së vjetër dhe shqipes standarde.

Nusja amerikane

Veçojmë se bujaria nuk e braktisi kurrë Tropojën. Në Valbonë ka dy-tre vjet që banorët e atyshëm kanë ndërtuar hanet e tyre ku strehojnë gjatë stinës së verës turistët e shumtë të huaj që vërshojnë atje, por edhe vendas nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga Kosova. Arbeni, njëri nga pronarët e suksesshëm të turizmit dimëror, thotë për “Dita” se dy-tre vitet e fundit në Valbonë kanë vërshuar vizitorët edhe në stinën e dimrit. Kurse nusja amerikane e martuar në Valbonë, Catherine Bohne, shprehet se këtu, mes këtyre bjeshkëve mahnitëse, sidomos gjatë dimrit, turistët mahniten jo vetëm me peisazhin alpin, por edhe me kafshët e egra që rriten në këtë zonë, ku pothuajse janë bërë të buta, si ketri, lepuri, ariu, etj. “Unë,-thotë ajo,-disa prej tyre do mundohem që t’i zbus”. Infrastruktura rrugore është shumë e dobët. Ka mbi tre vjet që ka filluar riskonstruksioni i rrugës automobilistike, zgjerimi dhe asfaltimi i saj, por prej muajsh janë pezulluar punimet. “Vështirësitë e udhëtimit ua lehtësojnë turistëve mikpritja dhe bukuritë natyrore të këtyre anëve”, thotë Kola, banor i fshatit Gjelaj. Fshati turistik  në Fushë të Gjësë ka thithur turistë të shumtë, ndonëse akoma shërbimi, akomodimi dhe hoteleria janë në hapat e para për këta biznesmenë të turizmit, sidomos për turizmin dimëror.  

Çmimet dhe ushqimet

Mirashi disponon bar-restorant me 200 vende dhe 3-4 vileta prej druri me 30 dhoma. Aty gatuhet ushqimi tradicional i zonës, si mishi i kecit, i qingjit (ferlig), pastërma, fli (lloj byreku), pite me maze, maza, leqeniku, kaçimaku, qulli me tamël, petullat, trofta e freskët, kafe turke, raki rrushi, etj. Çmimet, krahasuar me stinën e verës nuk kanë ndryshuar. Një pjatancë me mish keci kushton 750 lekë, me mish qingji 800 lekë, një racion maze kushton 400 lekë, kurse sallatrat deri në 300 lekë për një person. Po ashtu edhe pastërma dhe ferligu kanë çmime të arsyeshme. Mishi i bagëtive të kësaj zone, është ndër më të mirët në Tropojë. Aty serviret mish i freskët i peshkut (troftë dhe kushton 700 lekë një pjatancë). Kurse dhomat me dy shtretër janë 20-25 euro, dhoma shtrat çift e një tek 30 euro, kurse ujë e energji elektrike ka 24 orë. Parkimi është i siguruar dhe këtë vit ka fushë volejbolli dhe kënd lojërash për fëmijë.

Hanet

Në Valbonë ka mbi 12 hane që u shërbejnë turistëve në çdo stinë të vitit. Dy vitet e fundit, thotë njëri nga pronarët e haneve, Lazri, ne po akomodojmë gjatë periudhës së dimrit vizitorë të shumtë nga brenda e jashtë vendit. Gjatë ditës organizohen piknik bjeshkëve, duke soditur majat e mbuluara me borë dhe duke shijuar ushqimet karakteristike të zonës në periudhën e dimrit, si pastërma, gështenja të ziera ose të pjekura (porogaça), e deri te turshitë karakteristike, domate, tranguj, speca, lakra e salcë kosi,duke mos harruar pijen tradicionale, rakinë e rrushit dhe të kumbullës (shlivën). Në këtë stinë mund të shijojmë kënaqësinë që jep zierja e rakisë, një mënyrë tradicionale me kazanin prej bakri në vendin e caktuar me dru lisi, qarri ose frashëri.

Share This Article
13 Comments
    • ore ky benet beci, nuk ishte ai qe Rama tha qe eshte hajdut dhe i dolen edhe foot e viles me vjedhje, apo nashti ndryshuam…
      Nese eshte i ndershem, Rama ti kerkoje falje, nese jo te na thote perse mban hajdute ne kete vend me aq shume disponibilitet monetar…

  • Dhe sa kohe do te jete keshtu deri sa ti futen kafshet dhe te bejne ne cdo cep pallate dhe gjasme vila !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Po largqofti Sali 8 vjet pse nuk e beri rrugen per be Valbone? Nuk la vrime haleje pa shkuar me gershere e shirita e nuk shkoi tek ato bjeshke te bukura.

  • Sala ka qene e mbetet anti tropojani me i ndyre i gjithe koherave.Ai vrau dhe gjakosi nje popull te tere ye Tropojes, por nuk arriti te vrase bukurite e ketyre bjeshkeve. Tani e ka radhen Rama te tregoi talentin e tij prej artisti qe ti beje vertete perla te turizmit me rruge dhe infrastrukture moderne. Tropojanet po e presin……!

    • punet e mira behet ngadale une besoj qe pas disa viteve tropoja do te jete udheheqesja e turizmit dimeror…pervec hoteleve…ju lutem mos I thoni hane sepse tingellojne keq…duhet edukuar dhe nje personel qe te beje nje sherbim dinjitoz duhet ngritur kurse kualifikimi per sherbimin dhe per turizmin dukie marre eksperiencen austriake, zviceriane e pse jo edhe te italise se veriut qe m shume kane turiste ne dimer sesa ne vere….duhet te punohet qe te happen shrigje per ecje malore dhe ngjitje malore sic I ka Zvicra dhe Austria te punuara me kujdes dhe me shnja drejtimi gjithandej. duhet te masivizohet sporti I skive dhe te reklamohet Brenda vendit dhe jashte…une njoh shume njerez ne durres e tirane qe e dashurojne sportin e skive apo snowboard….keto nuk jane enderra por gjera shume te lehta qe te realizohen…duke pasur parasush deshiuren e madhe te tropojaneve per te zhvilliar turizmin dhe per te ^qeverise se re ne mbeshtetjen e tyre me projekte konkrete….por POR,POR, themeli, baza e zhvillimit jane rruget dhe hekurudhat…pa mendoni pak sikir te kishte tren Tirane-Tropoje, Durres-Tropoje, Prishtine-Tropoje, Prizren-Tropoje, Shkup-Tropoje, Vlore-Tropoje….sa e sa turiste do te vinin ne Valbone…Pushteti vendor atje nuk duhet te fleje gjume por te punoje me projekte konkrete dhe t’ja nxije jeten qeverise ne Tirane derisa rruga te jete rruge per te qene Brenda gjithe standarteve europiane dhe hekurudha te lidhe trpojen me gjithe skajet e vendit dhe me gjere….Boll fjetet 23 vjet fati po ju buzeqesh sepse qeveria e hajduterve dhe e krimineleve tashme na ka lene shendetin. mblidhuni beni projekte dhe diskutijini me qeverine …Rama e ka te hapur deren dhe zemren per te gjithe shqiptaret

  • Bukurine dhe hijeshine e bjeshkeve te veriut nuk e prishin dot as edhe me te fortet qofte dhe Bajlozi i detit, ndaj dhe do te vije dita se shpejti ti shijojne te gjithe ata qe e dashurojne natyren e virgjer te krijuar nga Zoti vete …..

  • Alpin:Nuk mendoj se Sala eshte antitropojan. Ai e mbushi Tiranen plot.Me dasht me kerkue nje shoke ne Tirane duhet pysesh 7 tropojan.Mos harro se tropojanet i bane te parin antimiting PD ne Shqiperi ne vitin 1991ne Bajram Curri,prandaj ju duket ju se ka pas rezerva dhe mendoj se mire ka vepruar..

  • Male te tilla ka ne Zvicer e Austri sa terheqin gjith turistet nga bota!!
    Keto malet ne bjeshket tona jan Mbizotruar nga Islamizmi,qe askush nuk i afrohet ta vizitoje!!!
    Pra te afrosh turizem dimeror,duhet te fillosh nga Kultura dhe kultura Kosovare apo ajo qe ka mbizoteruar te Katolicizmi i Shqiptarve jan islamizimi i ktyre trevave,qe per fat te keq Turistve nuk u intereson kjo Kulture!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *